Kurti sot raporton në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 11:00 pritet ta mbajë seancën plenare, ku në rend dite është raportimi i kryeministrit Albin Kurti në lidhje me takimin e fundit në Bruksel.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe votimi i rezolutës për mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovës.

Gjatë kësaj seance, pritet të hidhet në votim edhe rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.