Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë para parlamentit.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor për të hyrë në parlament ku po zhvillohet seanca plenare.
Protestuesit shtyjnë efektivët e policisë të cilët qëndrojnë rresht para parlamentit.
Forcave të policisë i janë bashkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërkohë që boti me ujë po bëhet gati nga autoritetet për tu përdorur nëse do të jetë nevoja për të shpërndarë protestuesit.
Kujtojmë se në seancën e sotme do të betohen tre deputetë të rinj të opozitës