Kurti vjen sërish edhe me një deklaratë interesante: Nëse nëna është nëna e parë, mësuesja është nëna e dytë

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë.

Aty Kurti e Nagavci u pritën nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët kishin përgatitur edhe një performancë të shkurtër muzikore për nder të kësaj dite.

Kryeministri Albin Kurti tha se rinia e sotme janë e tashmja e vendit dhe fëmijët ende të pa lindur janë e ardhmja e vendit.

Ai tutje i urojë 7 marsin të gjithë mësimdhënësve duke iu premtuar mbështetje dhe përkrahje.

“Kemi nevojë mbi të gjitha për arsim cilësor. Arsimi varet sa nga nxënësit, mësimdhënësit por edhe nga shteti.

Nëse nëna është nëna e parë,mësuesja është nëna e dytë. Andaj ne do të jemi bashkë me MASHT-in dhe Arbërie Nagavcin sa më pran jush në mënyrë që të ju ndihmojmë dhe mbështesim ë edhe mësimdhënësit t’i kenë kushtet e mira. Nëse nxënësit nëpër shkolla na dalin gjithnjë më të zot e të dijshëm atëherë e ardhmja jonë është shumë më e mirë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se rendet ligjore duhet të kenë strategji që të identifikojnë dhe parandalojnë dhunën nëpër shkolla dhe në bashkëpunim me ministrinë, Kurti ka thënë se këto lajme do t’i kalojnë së kaluarës.