Kusari-Lila pyet në Kuvend se ku është Zemaj, thotë se është bërë merak ta luajë rolin e kryepolicit

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka pyetur në Kuvend se ku gjendet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe pse e ka lëshuar seancën derisa aty po diskutohet për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, që është përgjegjësi e tij.

Kusari-Lila ka thënë se mos ndoshta Zemaj doli sërish në terren “që të luajë rolin e kryepolicit kur po afrohet ora policore”.

“Ju ka bë merak me e lu rolin e Kryepolicit, shpesh herë edhe të ministrit të Brendshëm e të Drejtësisë, veç atë të Shëndetësisë nuk po e bën Zemaj”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri Zemaj në seancën e sotme ka deklaruar se vendi nuk do të mbyllet tërësisht dhe se bizneset do të vazhdojnë të jenë të hapura, por që duhet pasur kujdes që të respektohen masat anti-COVID që të mos mbushen spitalet.