Kusari-Lila: Qeveria nuk ka asnjë përplasje me SHBA-në

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka asnjë përplasje me SHBA-në dhe nuk do të ketë.

Sipas saj, mund të kenë qëndrime të ndryshme, por jo përplasje.

“Ambasada ka ftuar nga pozita ministrat e dikastereve të veçanta”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila njoftoi për mbajtjen e dy seancave të mërkurën.