Kusari-Lila: Të mësohemi të kursejmë rrymë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se se amvisëritë e kanë kthyer ngrohjen me rrymë shkaku i çmimit të lirë.

Në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për propozimin e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë, ajo tha se kjo erdhi shkaku i heqjes së bllok-tarifave.

“Në shumë amvisëri për shkak të heqjes së bllok-tarifave shumë nga to edhe pse kishin mundësi të ngroheshin përmes alternativave tjera e kthyen ngrohjen me rrymë për arsye të çmimit më të ulët”, tha Kusari-Lila.

Mes tjerash, ajo tha se është i paevitueshëm kthimi i bllok-tarifave.

“Prandaj kthimi i bllok tarifave është i paevitueshëm pasi ishte hequr në vitin 2017 bashkë me kthimin e shprehisë së kursimit dhe vetëdijësimit të konsumatorëve për kursimin e energjisë”.

Kusari-Lila poashtu tha se është i kotë rikthimi i deklaratave të anëtarëve të Vetëvendosjes në periudha të caktuara duke i referuara situatës së sotme.

“Nuk janë deklaratat e Vetëvendosjes që e sollën këtë gjendje. Janë veprimet e partive në pushtet të cillat e sollën faturën me të cilën sot po ballafaqohemi të gjithë”.

Poashtu, ajo tha se edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk janë të stabilizuara sa i përket krizës me energji. Ajo përmendi shifrat e Eurostat dhe sa të dyja vendet e kanë rrymën më të shtrenjtën në rajon.