Kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës?

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë në prag. Ato pothuajse janë shpallë. Kjo kur dihet tanimë se edhe data e shpërbërjes së Kuvendit është shpallur (22 gushti).

Se kush do t’i fitojë zgjedhjet, padyshim që është shumë e rëndësishme për 4 vitet e ardhshme të qytetarëve. Por, shumë shpesh, edhe pse një subjekt i ka fituar zgjedhjet nuk ka arritur që ta bëjë Kryeministrin nga radhët e saj. Madje kemi raste kur kryeministër është bërë edhe nga partia që i ka pasur vetëm 7 përqind të votave të qytetarëve.

Duke i pasur parasysh këto, pra rezultatin e zgjedhjeve dhe kombinatorikat paszgjedhore, kush mendoni se do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës?