Kuvendi e miraton buxhetin për vitin 2024

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2024.

Nga 64 deputetë që morën pjesë në votim, 63 ishin për, një abstenim dhe asnjë kundër.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte i vetmi që abstenoi.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro.

Pas miratimit, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se ky buxhet është 35% më i lartë se sa buxheti që e kanë gjetur në vitin e parë qeverisës.

“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, tha ai.

Në votim, nuk kanë marrë pjesë deputetët e partive opozitare.