Mesfushori i Brighton për ndeshjen kundër Manchester City-it: Do të luajmë për Liverpoolin

Sezoni 2018/2019 në Premierligë ka qenë i jashtëzakonshëm, me emocionet që ka dhuruar gjatë gjithë këtij viti.

Janë dy skuadra që kanë arritur mbi 90 pikë kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fundin e saj, dhe vetëm të dielën do të mësohet kampioni i ri i saj.

Janë Manchester City dhe Liverpool që do të kërkojnë me doemos fitoren në përballjet e tyre të fundit, për t’u kurorëzuar me titull të kampionit në një prej sezoneve më emocionuese në histori të Premierligës.

Liverpool për të fituar titullin e kampionit, përveç fitores që i duhet përballë Wolves, ka nevojë që edhe Brighton të ndalë së paku në barazim Manchester Cityin.

E tashmë lojtari i Brighton, Pascal Gross, ka bërë të ditur se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të ndalur skuadrën e Pep Guardiolas.

“Klopp e meriton titullin, sepse Liverpool ka luajtur gjithë sezonin në nivelin më të lartë të mundshëm. Do të bëjmë gjithçka për të marrë një pikë kundër Manchester Cityt”, ka deklaruar Gross