Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton kërkesën e Ahmetit që të infektuarit me COVID-19 t’i marrin nga 50 euro

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahemti ka falënderuar Kuvendin Komunal të Prishtinës, pasi që sot në mbledhjen e mbajtur, kanë votuar pro që qytetarët e saj nën moshën 65-vjecarë që janë infektuar me COVID-19 të ndahen nga 50 euro. Kurse për personat mbi moshën 65-vjecare shuma e mjeteve të ndara do të jetë 100 euro.

Ahmeti, gjithashtu ka bërë të ditur se ka filluar procedurat për blerjen e shpejtë për një numër barnash për COVID-19 e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

“Kam udhëzuar drejtorin e shëndetëtise që të filloj procedurat e prokzrimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për Covid e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnl rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht. Falenderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 euro për çdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionsistë të konfirmuar pozitiv. Flm Prishtinë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.