FBI-ja bastis shtëpinë e Joe Bidenit

FBI-ja është duke bërë kërkime në shtëpinë e presidentit amerikan, Joe Biden, në Delaware, si pjesë të hetimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara që i janë gjetur atij, kanë bërë të ditur avokatët e tij.

Në një deklaratë për media, avokatët kanë thënë se kërkimi “ishte i planifikuar”, me mbështetjen e plotë të presidentit.

CBS ka raportuar se hetimet po kryhen për të gjetur prova lidhur me dokumentet e klasifikuara që janë gjetur në disa lokacione që i përkasin Bidenit.

Vetë FBI-ja nuk e ka komentuar hetimin.