Ky baba ka mrekulluar internetin me mënyrën e të ushqyerit të pesënjakëve, në të njëjtën kohë (video)

Babai i shtatë fëmijëve Chad Kempell, pas lindjes së pesënjakëve, duhej të mendonte se si ta lehtësonte jetën e përditshme.

Kështu, siç bëhet e ditur, shkruan Telegrafi, ai investoi një vit në bërjen e mobiljeve dhe mjeteve të ndryshme për të ushqyer pesë fëmijët në një kohë.

Lincoln, Noelle, Grayson, Preston dhe Gabriella tani janë 18 muajshe, por gjithashtu ata kanë dy vëllezër më të mëdhenj, katër, përkatësisht tre vjeçar.

“Kur mjeku tha se po dëgjonte rrahjet e katër zemrave, dhe ndoshta edhe pesë, nuk mund ta besonim”, ka zbuluar Chad.

Gjithsesi, në momentin kur kuptuan lajmin për ardhjen e pesë fëmijëve në jetë, ata ishin të gjendur në një situatë gëzimi dhe pasigurie.