Ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën si pasojë e zjarrit në Itali

Ledjan Imeraj është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht, si pasojë e flakëve që përfshinë qendrën komunitare për të mitur në  Pasian di Prato të Udines, në Itali.

Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti. Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit. Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.

Ledjan Imeraj:

Nga flakët janë prekur platforma druri, mobilje dhe materiale të ndryshme të qendrës. Në strukturë kishte edhe një bombol gazi, fatmirësisht e paprekur nga flakët, e cila u sigurua menjëherë . Ishin banorët e një pallati ngjitur me atë ku banon komuniteti i të miturve të huaj, që ngritën alarmin natën e ngjarjes.