Ky është formacioni zyrtar i Kosovës kundër Gjibraltarit

Është publikuar formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit.

Ashtu siç ishte parashikuar, në këtë ndeshje do të ketë rotacion të madh në formacionin e Bernard Challandes.

Ibrahim Dreshevic dhe Arbenit Xhemajli debutojnë me fanellën e Kosovës, teksa Florent Muslija, Bernard Berisha dhe Atdhe Nuhiu janë risitë e teknikut zviceran në formacionin e sotëm.

Ndeshja fillon në orën 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kurse më poshtë formacioni zyrtar i plotë për këtë ndeshje:

Formacioni (4-2-3-1):

Ujkani; Hadërgjonaj, Dreshevic, Xhemajli, Kololli; V.Berisha, Rashkaj; Zhegrova, Muslija, Bernard Berisha; Nuhiu.

Ndërsa formacioni i Gjibraltarit është ky: Goldwin, J. Chipolina, Sergeant, L. Casciaro, Badr, Olivero, R. Chipolina, Mouelhi, Ant. Hernandez, De Barr, Britto.