Ky është i burgosuri që vdiq në ambulancën e Burgut të Dubravës

Pak më parë u raportua për vdekjen e një të burgosuri në Stacionarin Shëndetësor në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku ishte dërguar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i burgosuri që vdiq sot në mesditë është Eset Dragusha, 48-vjeçar. Ai kishte qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Dubravës për veprat penale grabitje, mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuar i armëve.

Nga Shërbimi Korrektues kanë njoftuar se si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku mjeku kujdestar i ka bërë kontrollin mjekësor, por edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

“SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar”, thuhet nënjoftimin e SHKK-së.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.