Ky është reagimi i Ambasadës amerikane pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një njoftimi për media ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Kosova dhe Izreali kanë zyrtarizuar sot njohjen e njëra – tjetrës, që është produkt i marrëveshjes së sponsorizuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në fillimshtatorin e vitit të kaluar.

“Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA’ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në njoftim.

Të hënën, përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.