Turqia e mposht Francën, rrëmben kreun e tabelës (video)

Turqia e ka mposhtur kampionin e botës, Francën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”.

Turqit triumfuan falë efikasitet brilant para portës kundërshtare, derisa Franca dominoi në posedim, por nuk arriti të thyejë mbrojtjen turke.

Kaan Ayhan fillimisht kaloi Turqinë në epërsi me një gol fantastik me kokë në minutën e 30-të.

Kurse, Cengiz Under dyfishoi shifrat derisa realizoi golin e fitores për turqit në minutën e 40-të.

Në grupin H ku bën pjesë edhe Shqipëria, Turqia rrëmben primatin në tabelë me nëntë pikë nga tri ndeshje, ndërsa Franca bie në pozitën e dytë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Islanda në vendin e tretë

Shqipëria, në anën tjetër, është e katërta me tri pikë nga po aq ndeshje.

https://streamable.com/0uikw