Ky është vendvotimi ku nuk shkoi për të votuar asnjë person

Në një vendvotim në Podujevë nuk ka shkuar për të votuar asnjë qytetar. Në vendvotimin me numër 1840E/01D ka zero vota. Në këtë vendvotim kanë qenë të regjistruar 882 votues.

Pothuajse në të gjitha vendvotimet ka pas dalje të votuesve. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, të drejtë vote kishin 1.972. 466 votues. Nga lista votuese janë larguar 33.791 emra pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Krahasuar me listën përfundimtare të votuesve në zgjedhjet lokale 2017, në listën votuese preliminare për zgjedhjet e 6 tetor janë mbi 81 mijë votues më shumë.