Lipjan: Tre persona e fusin në veturë me dhunë një femër

Policia e Kosovës në Lipjan ka arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj, pasi qe të njëjtit me dhunë e kanë futur në veturë një femër.

Si pasojë e kësaj, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim te prokurorit tre të dyshuarit u dërguan në mbajtje.