Kyle Scott: Konflikti i ngrirë nuk sjell stabilitet, dialogu të rifillojë

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott tha të hënën se konfliktet e ngrira Kosovë – Serbi nuk janë opsion që sjell stabilitet.

“Serbia është përqendruar në marrëveshjen e Brukselit që të përpiqet të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin, si dhe Kosovën, e cila duhet të jetë qëllimi i të dyja palëve dhe kjo sigurisht është qëllimi ynë”, tha Scott për Danas.

Ai tha se SHBA-të mbështesin negociatat e drejtuara nga BE dhe dëshiron të gjejë një mënyrë të palët të kthehen në tavolinën e diskutimeve.

“Tani kemi një lloj konflikti të ngrirë, në të cilin procesi i negocimit është në të vërtetë i ngrirë dhe asgjë nuk po ndodh në drejtim të arritjes së një marrëveshje”, tha ambasadori Scott.

Ai tha që nga fillimi, Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se tarifat nuk janë të dobishme dhe se ato ishin një pengesë për kthimin e negociatave dhe se ato duhet të hiqen.

“E vetmja zgjidhje praktike duhet të jetë në nivel lokal, bazuar në marrëveshjen Beograd – Prishtinë dhe e vetmja mënyrë është të ktheheni në negociata”, tha Scott.

“Taksa doganore tregon vështirësitë e përparimit në gjendjen e mosbesimit të ndërsjellë midis palëve në konflikt. Ndërsa përpjekje që përgjegjësia për pamundësinë e arritjes së marrëveshjes të bartet në Berlin, Paris, Moskë, Bruksel, Uashington apo Pekin, sa i përket kësaj, nuk është një qasje adekuate”, tha ai.

Ai shtoi se taksa doganore është një pengesë, “por ka shumë pengesa për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.