Lajçak në SHBA: Pata një takim produktiv me Escobarin, kishim diskutime të thella

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta zhvilluar vizitën zyrtare.

Ai ka treguar që ka zhvilluar takim me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin thotë se ka diskutuar thellë.

“Pata një takim me Escobarin, ku hymë në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjerë me rëndësi gjatë qëndrimit tim këtu”, ka shkruar Lajçak, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Vizitën e Lajçakut në SHBA e ka paralajmëruar një ditë me parë Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Evropë, James O’Brien, i cili ka bërë të ditur se temë e diskutimeve të tyre do të jetë Ballkani Perëndimor.

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se Escobar së shpejti do të ngarkohet me një detyrë të re, ndërkaq Lajçaku në muajin shtator do ta përfundojë mandatin e tij si i dërguar për dialogun dhe të shkojë ambasador i BE-së në Zvicër.

Lini një Përgjigje