Lajm i madh! Zbulohet me në fund ilaçi, këtë vit aplikohet

Aplikimi i vaksinës eksperimentale kundër virusit HIV do të bëhet këtë vit, pasi rezultoi e suksesshme në eksperimentet e bëra në majmunë, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Serumi i derivuar nga virusi herpes, i cili është aplikuar në formë të një vaksine të rëndomtë, ka arritur të zhdukë 60% të virusit SIK, që është version i HIV-it tek majmunët. Prej tyre 75% edhe pse pas ishin ekspozuar ndaj SIV-it ishin bërë rezistent ndaj tij.

Gjetjet u publikuan dje, dhe ishin të udhëhequra nga Dr. Louis Picker, një hulumtues i imunologjisë në Universitetin e Shkencës dhe Shëndetit, i cili ka punuar për këtë çështje i motivuar nga djali i adaptuar i tij, te dy prindërit e të cilit kishin vdekur si pasojë e HIV-it.

Zbulimi i fundit është një nga më të rëndësishme në historinë e zbulimeve mjekësore, dhe pritet që shumë shpejt të aplikohet edhe në njerëz.

“Duke marrë parasysh se njerëzit janë shumë të ngjashëm me majmunët, ne planifikojmë që këtë vit vaksinën ta aplikojmë edhe në njerëz, dhe jemi të bindur që do të funksionojë”, tha Dr. Louis Picker.

Zbulimi është publikuar dje në revistën “Science Translational Medicine”. /