Lajm i mirë nga Ferizaj: Pacienti zero shërohet nga koronavirusi

Komuna e Ferizajt sot u vendos në karantinë. Por nga atje ka mbërritur një lajm i mirë.

Pacienti zero J.H nga fshati Bibaj i infektuar me koronavirus pas dy testeve për COVID-19 ka rezultuar negativ, duke shënuar kështu pacientin e parë të shëruar në këtë komunë.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt:

Pacienti zero i infektuar me koronavirus në Ferizaj, apo J.H nga fshati Bibaj pas dy testeve për COVID-19, ka rezultuar negativ, pra kemi të shëruarin e parë nga koronavirusi në Ferizaj. Këtë e konfirmoi vet ai.

Bashkëqytetarë, ndiqni udhëzimet izolohuni dhe fitoren në këtë luftë e kemi të sigurt.