Lajmi i fundit: Shkon në 26 numri i të lënduarve nga tërmeti

Si pasojë e tërmeti të rëndë që preku disa zona të Shqipërisë raportohet për 26 persona të lënduar.

Lëkundjet ishin të magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën e tërmetit në vend. Ministria njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve.

“Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve që mund të paraqesin nevoja shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare ftojnë këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr telefonit 127″, njofton Ministria e Shëndetësisë.