Lajmi i fundit: S’ka marrëveshje as në takimin e sotëm

0
277

Pas pas gati dy orësh diskutim ndërmjet drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë.

“Gazeta Blic” nga burime brenda takimit ka marrë vesh se nuk ka pasur pajtueshmëri për koalicion.

“Nuk ka asgjë konkrete rreth marrëveshjes për krijimin e qeverisë. Ende nuk ka pajtueshmëri për ndarje të përgjegjësive ndërmjet dy subjekteve politike”, pohojnë burimet brenda takimit.

Edhe ky takim është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.