LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Durrës

Një tërmet prej 3.4 ballë të shkallës rihter ka tronditur sot pasdite Durrësin, duke rikthyer panikun për banorët.

Edhe pse ka qenë me magnitudë jo shumë të fortë, lëkundja është ndjerë nga banorët, të cilët ende nuk e kanë kaluar atë çfarë përjetuan në 26 nëntor, por edhe në ditët e mëpasme.

Tërmeti është ndjerë në disa zona të Durrësit, kryesisht në Kepin e Rodonit, atje ku kanë qenë edhe shumica e lëkundjeve të tërmeteve që kanë rënë pas atij me intensitet të lartë në mëngjesin e 26 nëntorit, që preku Durrësin, Tiranën, Thumanën, e që u ndje edhe në Lezhë e Kurbin.

Nga ky tërmet humbën jetën 51 persona dhe u shembën shumë shtëpi e pallate.