Lajmi i fundit: Turqia bllokon kalimin e luftanijeve ruse nëpër Detin e Zi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se Turqia ka bllokuar kalimin e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi.

Zelensky përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se populli i Ukrainës nuk do ta harrojë kurrë këtë, përcjell Demokracia.com.

“Falenderoj mikun tim zotin President Erdogan dhe popullin e ???????? për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Qytetarët e Ukrainës nuk do ta harrojnë kurrë këtë”, ka thënë ai.