Lamborghini del nga rruga dhe bie në një kanal

Një aksident ka ndodhur dje në Shkodër ku një makinë luksoze tip “Lamborghini” ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal.

Ngjarja është regjistruar në Muriqan të Shkodrës dhe fatmirësisht pa viktima, shkruan “Albeu”.

Sipas dëshmitarëve, brenda në makinë kishte dy djem të moshës 25 vjeç të cilët po ktheheshin nga Zvicra, dhe në një kthesë ku mungon sinjalistika, makina ka dalë nga rruga.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për shkakun e aksidentit.