Shpërthen bojleri në Polac të Skënderajt, lëndohen tre persona

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin Polac të Skenderajt, ku ka edhe të lënduar.

Sipas raportimeve, dyshohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Dyshohet se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar 3 persona, prindërit dhe vajza.

Nga fotografitë shihet se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha.

Akoma nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.