Lati: Është marre për Mimoza Kusari-Lila të flasë keq për UÇK-në

Emin Lati, kryetar i OVL-UÇK dega në Skenderaj, ka thënë se është ‘marre’ për shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoz Kusari-Lila, që ka folur me Listën Serbe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lati, këto komente i bëri në Info Magazine, duke thënë se edhe pas 24 vjetëve ende nuk ka një ligj për vlerat e luftës.

“Është si kauza që kanë bashkëpunuar me Listën Srpska dhe që veteranët i kane hequr nga paga minimale”, u shpreh Lati.

“Shqiptarët me keqardhje të punojnë me Listën Srpska dhe me të flasin keq me Listën Srpska për neve, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe për disa deputetë qe kanë qenë ushtarë dhe janë invalidë, është marre për atë grup parlamentar ose për Mimoza Kusarin”.

“Paga minimale duhet me u rritë, 24 vjet pas luftës janë bërë, ende  nuk kemi një ligj të mirëfilltë nuk e kemi për vlerat e luftës”.