Latifi: Do t’i mbajmë specializantët në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij viti do të iu ofrojë kushte dhe trajtim më të mirë mjekëve të rinj, të cilët kanë synim që të përfundojnë studimet për specializim.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Rifat Latifi, i cili tha se kjo do të ndodhë për të mos e lejuar ikjen e tyre jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

Madje, ai e ka përmendur edhe kohën kur vetë ai u detyrua të lë Kosovën dhe të shkojë në Amerikë për shkollim specialistik.

Kjo kategori e mjekëve për kushte më të mira protestoi disa herë në fund të viti 2021, derisa kanë paralajmëruar edhe organizime të tjera.

Në vitin 2020, Ministria e Shëndetësisë e cila udhëhiqej nga Armend Zemaj pati hapur konkursin për shkollimin specialistik. Kjo gjë nuk kishte ndodhur për katër vjet me radhë derisa janë pranuar mbi 1000 specializantë.