Latifi: Jusuf Gërvalla ishte enverist i bindur, me LDK-në nuk përputhej në asnjë pikëpamje

Analisti politik dhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka përshkruar veprimtarin Jusuf Gërvalla si një “Enverist” të bindur.

Ai thotë se kushdo që e njeh veprimtarinë politike të Gërvallës e di këtë fakt, dhe di për letrat që sipas tij ai ia dërgonte Enver Hoxhës.

Latifi tutje ka thënë se nëse Gërvalla do t’i mbijetonte atentatit të UDB-së, ai do të ishte ndër figurat kryesore të LPK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se besimet politike të Gërvallës dhe LDK-së nuk përputhen në asnjë pikëpamje.

Postimi i plotë:

Kush e njeh veprimtarinë politike të Jusuf Gërvallës dhe kush i ka lexuar tekstet e tij politike, e kupton menjëherë se ai ideologjikisht ishte një enverist i bindur.Letrat që ia dërgonte Enver Hoxhës e dëshmojnë katërcipërisht këtë.Nëse Jusuf Gërvalla do t’i mbijetonte atentatit të UDB-së, ai do të ishte, në mos kryetar, gjithqysh njëra ndër figurat kryesore të LPK-së dhe më pas edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Besimet politike të Jusuf Gërvallës dhe ato të LDK-së nuk përputhen në asnjë pikëpamje, për të mos thënë se e përjashtojnë njëra-tjetrën.