Zyrtare: Mërgim Vojvoda kalon tek gjiganti belg

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda është transferuar te skuadra e njohur belge, Standard Liege.

24 vjeçari vazhdoi karrierën në Belgjikë, pas 3 viteve të suksesshme te Mouscron.

Standardi pagoi 1.2 milionë euro për të siguruar shërbimet e Vojvodës.

Vojvoda ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Standardin, që është shpallur 10 herë kampion i Belgjikës.

Për herë të fundit janë kurorëzuar me titull në vitin 2009.