Latifi: Nëse humbë Vitia, do të jetë goditje e madhe ndaj VV’së

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar fushatën zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit. Thotë se një humbje e mundshme e Arben Vitisë në Prishtinë do të ishte goditje e madhe për VV’në.

Komentet Latifi i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Unë kam prit që do të jetë një javë e balotazhit shumë më e nxehtë, më e tensionuar ndërmjet partive megjithatë vërehet se s’kemi një zhvillim të tillë. Shihet një aktivizim shumë i madh i partisë në pushtet i kryeministrit Kurti i cili në rundin e parë ka qenë pothuajse pasiv, e tash shihet që është shumë i përfshirë”, thotë Latifi.

“Ata patën hyrë në rundin e parë me idenë që do të përsëritet ajo që ka ndodh me 14 shkurt. Ideja e Kurtit ka qenë se është në një situatë të ngjashme me Ibrahim Rugovën kur mjaftonte që ai me vendos një kandidat dhe aty kryhet puna. Ajo formulë nuk funksionoi. Ai e ka parë se duhet të luftojë shumë në mënyrë që të mos turpërohet krejtësisht që mos me fitu asnjë komunë”, theksoi ai.

“Gara më e interesante dhe goxha shumë e paparashikueshme është në Prishtinë. Nëse ndodh me humb kandidati i VV’së do të ishte një goditje e madhe me partinë në pushtet”, shtoi ai.