Zyrtare: Watfordi shkarkon trajnerin

Watfordi e ka shkarkuar Quique Sanchez Flores nga pozita e trajnerit.

Spanjolli, i cili e zëvendësoi bashkëkombësin e tij Javi Gracia pas katër ndeshjeve në ligë, fitoi vetëm një nga 10 ndeshjet e tij në Premierligë.

Watfordi është duke përjetuar një ecuri të dobët të rezultateve dhe momentalisht zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 8 pikë.

“Quique është një njeri me integritet të madh dhe ishte e qartë se sa shumë deshi që të ketë një ndikim pozitiv, por rezultatet e fundit e kanë diktuar vendimin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.