Latifi-Selmanajt: Shefi yt është baba i korrupsionit në Kosovë

Blerim Latifi në RTV Dukagjini është ndeshur me Driton Selmanajn e LDK-së duke e quajtur këtë të fundit di mashtrues.

Latifi i tha se baba i korrupsionit në Kosovë është shefi i Driton Selmanajt, pra Isa Mustafa.

Ai i kërkoj llogari për fondin 3 % që sipas tij ende qytetarët nuk e dinë se ku kanë shkuar ato para.

“Në emër të shoqërisë civile i ke shërby LDK, ti e ke mashtru opinionin. Këta nuk po e kuptojnë një faktë për dallim nga partitë tjera i nderuar është PDK-ja e para që ka pranu që ka problem të tilla nuk kemi mbetë vetëm. Shefi yt është baba i korrupsionit në Kosovë. Ende qytetarët e Kosovës nuk e dinë qa ka ndodhë me fondin e 3%”, tha Latifi.