Maqedoni e Veriut: Katër viktima dhe 83 raste të reja nga COVID 19

Gjatë 24 orëve të fundit nga 539 teste të kryera janë regjistruar 83 raste të reja të të infektuarve me COVID-19 në Shkup, 34, Kumanovë-3, Shtip-6, Tetovë-5, Strugë-3, Ohër-1, Gjevgjeli-1, Strumicë-5, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçanë-9, Berovë-1, Vallandov-5, Vinicë-1 dhe Dellçevë-4. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 146 pacientë të shëruar nga Kovid-19 dhe atë: Shkup-52, Kumanovë-14, Shttip-7, Prilep-5, Tetovë-4, Strug-2, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-6, Gostivar-7, Gjevgjeli-3, Strumicë-7,Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçanë-12, Makedonski Brod-1, Vinicë-1, Dellçevë-4,Sveti Nikolë-5 dhe Kërçovë-4.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, tre nga Shkupi të moshës 66, 88 dhe 62 si dhe një nga Tetova i moshës 73 vjeçe.