Lavrovi paralajmëron për rrezik real të Luftës së Tretë Botërore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se bisedimet e paqes me Ukrainën do të vazhdojnë, ndërsa paralajmëroi se ekziston një rrezik “real” i një Lufte të Tretë Botërore.

Duke folur për agjencitë ruse të lajmeve, ai kritikoi qasjen e Kievit ndaj bisedimeve, shkruan Al Jazeera.

“Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Por nëse nuk është reciproke, kjo nuk e ndihmon procesin e negociatave”, ka thënë ai.