Lazio e ka fituar Kupën e Italisë, duke e mposhtur në finale Atalantën me rezultat 2 – 0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë, u përcoll me një ritëm të lartë dhe me shumë raste shënimi, por u desh të pritej fundi i ndeshjes, për të ardhur golat.
Bë minutën e 82-të ishte Sergej Milinkoviç-Saviç ai që shënoi me kokë për epërsinë 1 – 0 të Lazios.
Në minutën e 90-të, Lazio shënoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi, me anë të Joaquin Correa.
Ky është titulli i shtatë i Kupës së Italisë për Lazion.