Vdes në spitalin e Pejës i burgosuri 85 vjeçar

Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në spitalin e Pejës, pasi u dërgua atje me rekomandim të mjekut kujdestar.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për të burgosurin Mehmet Maliqi, 85 vjeçar nga Lipjani.

Po ashtu, IndeksOnline mëson se ai sot rreth orës 16:00 u dërgua në spitalin e Pejës si rast urgjent, ku edhe ndërroi jetë.

Mbi të rëndonte vepra penale “Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”.

IndeksOnline mëson se ai ishte arrestuar më 19 janar të vitit 2018 dhe ishte i dënuar 10 vite.