Stuhia në Tiranë, kryebashkiaku apel qytetarëve: Minimizoni lëvizjet, shirat kanë rrëzuar disa pemë (foto)

Pas stuhisë së shiut prej disa minutash që përfshiu Tiranën, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të mimimizojnë lëvizjet.

Përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me disa foto, Veliaj njofton se shiu ka rrëzuar disa pemë dhe se po punohet për pastrimin e rrugëve.

“KUJDES! Stuhia e shirat kanë rrëzuar disa pemë në akset kryesore të Tiranës

Minimizoni lëvizjet teksa ekipet tona pastrojnë rrugët e heqin pemët e dëmtuara

Në rast rreziku/nevoje 112

Me pak kujdes do e kalojmë dhe këtë sfidë, si çdo tjetër këtë javë!”, shkruan Veliaj.