LDK do të mbajë konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media në orën 14:00.

“Sot (e shtunë), më datë 2 maj 2020, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, në selinë qendrore”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dje ka marr vendim që të miratojë masën e përkohshme dhe të pezullojë zbatimin e dekretit të presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër të Kosovës.