LDK e VV në Podujevë përplasen për dy nëndegë, reagime midis anëtarëve të dy partive atje

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje garojnë në balotazh për zgjedhjet komunale në Podujevë. Gjatë ditës së djeshme, aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Erblin Bujaku ka pretenduar se dy nëndegë të VV-së kanë dalë në përkrahje të kandidatit të LDK-së për kryetar komune, Ekrem Hysenit, por këtë po e mohojnë nga partia e Kurtit.

Në postimin e Bujakut të LDK-së thuhet se dega e Lluzhanit dhe veprimtarë të VV-së në Sallabajë kanë kaluar në mbështetje të Ekrem Hysenit, shkruan lajmi.net.

“Duke e pare qe po marr mesazhe te shumta,desha te konfirmoj ate qe postova me pare. Dega e Lluzhanit dhe veprimtare te Vv ne Sallabaje,sot kaluan ne mbeshtetje te Ekrem Hyseni ne garen per Kryetar te Podujeves. LDK eshte nje shtepi e madhe,e qe ka vend per te gjithe ne te. Ne po rritemi e po shtohemi cdo dite,e qe iu ftoje qe te na bashkangjiteni sa me shume. Fitorja e LDK-se ne Podujeve tashme po ndodh dhe qe vulen e fitores do e marrim me daten 14 Nentor. Faleminderit per mirepritjen tuaj Blerim Mustafa,Besnik Mustafa, Enver Bici, Nexhat Bunjaku , Sadri Bunjaku, Qazim Bici e shume te tjere.”, thotë ai.