LDK fton VV-në ta dënojë fushatën linçuese ndaj SHBA-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se e dënon ashpër fushatën e ulët linçuese që po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personaliteteve të saj.

Sipas këtij subjekti politik, fryma e fushatës së tillë u instalua nga deklaratat publike të disa këshilltarëve të Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, e pasuar nga militantë të LVV-së.

“LDK fton qytetarët e Kosovës të refuzojnë këtë fushatë dhe të mos bëhen pjesë e një diskursi që nuk pasqyron edukatën tonë personale, familjare e qytetare dhe nuk i takon kulturës dhe traditës tonë, si shoqëri e si komb”.

“LDK fton Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, që është kryeministër në detyrë, ta dënojë këtë fushatë dhe të ndikojë në ndaljen e saj”.

“SHBA meriton respekt dhe falënderim të përhershëm të Kosovës dhe të çdo qytetari të saj”.

Reagim për Medie:

LDK dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike, e orkestruar, qoftë drejtpërdrejt përmes aktivistëve politik apo forma tjera indirekte, ndaj aleatit të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe personaliteteve të SHBA-ve.

Fushata denigruese ndaj aleatit kryesor të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës për LDK-në është e papranueshme dhe e pafalshme.
Fryma e fushatatës së tillë u instalua nga deklaratat publike të disa këshilltarëve të Kryeministrit të Kosovës, e pasuar nga militantë të LVV-së.

LDK fton qytetarët e Kosovës të refuzojnë këtë fushatë dhe të mos bëhen pjesë e një diskursi që nuk pasqyron edukatën tonë personale, familjare e qytetare dhe nuk i takon kulturës dhe traditës tonë, si shoqëri e si komb.

LDK fton Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, që është kryeministër në detyrë, ta dënoj këtë fushatë dhe të ndikojë në ndaljen e saj.
SHBA meriton respekt dhe falenderim të përhershëm të Kosovës dhe të çdo qytetari të saj.