LDK-ja liston “mashtrimet” e Qeverisë Kurti: Energjia u shtrenjtua 100%

Lidhja Demokratike e Kosovës ka renditur disa nga ‘mashtrimet’ që ajo i ka quajtur të mëdha nga ana e Qeverisë Kurti.

Sipas kësaj partie opozitare, Lëvizja Vetëvendosje premtonte energji të qëndrueshme dhe të lirë, kurse shton se realiteti është ‘shtrenjtimi 100% i energjisë’.

Kësisoj, LDK-ja thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka “mashtruar për energji të lirë dhe energji të qëndrueshme.

Po ashtu, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku thotë se Qeveria nuk e ka asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese.