LDK: Kauzat me të cilat erdhi në pushtet Kurti kanë vdekur

Rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka zhvilluar një aksion simbolik tek Qeveria e Kosovës. Ata në dert e ndërtesës së Qeverisë kanë vendosur “afishe mortore” për “kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje” e të kryeministri Albin Kurti.

Sipas tyre këto kauza kanë vdekur.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë popullin e Kosovës se kanë vdekur të gjitha kauzat me të cilat erdhi në pushtet Albin Kurti … Varrimi i kauzave, parimeve dhe premtimeve po bëhet çdo ditë. Të pikëlluar ata që shpresuan”, shkruhet në afishe.