LDK sot feston 30-vjetorin e themelimit

LDK mbush 30 vjet nga themelimi i saj.

Sot mbushen 30 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Me këtë rast, anëtarë të kryesisë dhe struktura të kësaj partie do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Manifestimi për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së do të mbahet në restorant “Golden Imperial” në lagjen “Veterniku” në Prishtinë.

Ibrahim Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti derisa ndërroi jetë.