Lekaj: E vetmja adresë ku mund të gjendet zgjidhje për grevën është kryeministri Kurti

Deputeti i PDK-së, Pal Lekaj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se tema e grevës në një formë apo tjetër ka bllokuar aspektin institucional të vendit.

“Kryeministër Kurti mos e harro gjendjen ekonomike ën të cilën gjendemi. Ndërsa, grevat në Kosovë kanë bërë jehonë edhe në Evropë”, ka thënë Lekaj, raporton Front Online.

Lekaj, ka thënë se Kosova është vend demokratik e jo vend ku pushteti sundon.

“Është koha që Qeveria të gjej zgjidhje dhe të fillojë mbajtja e mësimit. E vetmja adresë që mund të bëj zgjidhej është kryeministri i Kosovës dhe askush tjetër”, ka pohuar Lekaj.