Kurti ngushëllon familjen Ramadani për humbjen tragjike të katër anëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ramadani nga Shtimja, e cila humbi katër anëtarë në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare, një ditë më parë.

Në telegram, kryeministri Kurti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen tragjike.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të katër familjarëve Tuaj në aksidentin tragjik. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe. Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këtë ditë zie e pikëllimi”, thuhet në telegram.

Ndryshe, katër anëtarët e familjes Ramadani humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku.