Temperaturat këtë javë arrijnë deri në 27 gradë

Në vendin tonë këtë javë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit.

Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta.

Sa i përket temperaturave ekstreme, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.